Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festival zbulon misterin e bukës rituale të trakëve

7
Foto: Facebook / Academia Orphica

Festivali "Misteret Trake" rikthehet me një program të pasuruar - sërish mes rrënojave të qytetit të vjetër në Nesebër, por për herë të parë edhe në skenën e Teatrit Antik të Plovdivit.Në një territor ku kanë banuar fiset e lashta, do të prezantohet një ripërtëritje e festimeve trake, një koleksion kanavacash mbresëlënëse do të provokojnë audiencën me simbolikë të thellë orfike dhe studiues nga Instituti i Shkencave Transcendente do të flasin për gjuhën e shenjtë të trakëve.


Organizatorët e festivalit, i cili hapet më 30 gusht në qytetin bregdetar, i vunë vetes detyrën që të përcjellin tek njerëzit traditat e kulturës trake përmes gjuhës së artit dhe përvojës personale. Besohet se trakët janë banorët më të lashtë të trojeve bullgare - ata jetonin në fise dhe rrisnin kuaj, grurë dhe rrush.

“Qëllimi i festivalit është që përmes ngjarjeve të veta, formave dhe larmisë  së tij, të ndërtojë një hapësirë ​​interaktive, një territor të shenjtë, në të cilin të gjithë pjesëmarrësit mund të shohin, shijojnë, prekin, veshin dhe përjetojnë personalisht kulturën dhe artin e Trakisë së lashtë, si dhe bukurinëë dhe forcën e saj - thotë Pllamen Ivanov, drejtor artistik i "Akademisë Orfika", organizator i festivalit. Ne do ta zhysim publikun në traditat e trakëve me ndihmën e muzikës autentike dhe të skenografisë, të dramaturgjisë origjinale, të veshjeve festive, që të mund duke u afruar me të gjitha këto, ai të fitojë një interes ndaj burimeve të frymëzimit tonë.”


Krahas shfaqjeve interaktive "Misteret Trake" dhe "Drama e Misterit Trak", në program do të përfshihen edhe punëtori krijuese. Në të parën prej tyre kureshtarët do të afrohen deri tek sekretet dhe mesazhet, të koduara nga paraardhësit tanë në përgatitjen e bukës.

Punëtoria e dytë i është kushtuar misterit të rrobave trake - në këtë punëtori pjesëmarrësit jo vetëm se do të njihen me simbolikën e shenjtë të veshjeve, por dhe do të vishen rrobat e trakëve të lashtë, të punuara sipas pikturimeve nëpër artefaktet autentike. “Njerëzit do t’i shikojnë këto veshje dhe në pikën kulmore të festivalit , e pikërisht në spektaklet e mbrëmjes. Përmes punëtorive ata do të jenë të përgatitur që të mund të përjetojnë misteret në një mënyrë të plotë”, thotë Pllamen Ivanov.


Dhe ata që janë të interesuar nga shkrimet e lashta do të mund të mësojnë më shumë për pllakat kushtimore trake me tekste të shenjta, të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike në tokat bullgare.

Festivali “Misteret trake” është i hapur për çdo një i cili ka dëshirë të afrohet me traditat shpirtërore të paraardhësve tanë, të cilët kanë forcë dhe sot, deklarojnë organizatorët. Dhe që të mund të arrijnë deri tek më shumë njerëz, do ta përsërisin të gjithë programin një muaj më vonë - më 30 shtator në Plovdiv, ku trakët po kështu kanë lënë gjurmë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / Academia Orphica


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD