Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 shtatorin

Shtatori fillon me shi dhe bubullima

Foto: BGNES

Në pjesën më të madhe të vendit gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa paradite do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të jenë më të theksuara kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe ekstreme juglindore, ndërsa në disa vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima.

Ditën e enjte, më 1 shtator, do të zhvillohen vranësira rreth dhe pas mesditës në shumë vise në të gjithë vendin. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte për fenomene lokale intensive. Natën e së premtes do të ketë reshje intensive në më shumë vende në gjysmën perëndimore të vendit. Era do të fryjë gradualisht nga veriu-verilindja, do të jetë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në rajonet juglindore deri në 33°, në Sofje rreth 25°.

Përgjatë Detit të Zi do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Në disa zona ka kushte për fenomene më intensive. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-28°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit para mesditës do të jetë rreth 2 ballë, deri në mbrëmje do të rritet në 3 ballë.

Mbi male që para mesditës, më 1 shtator do të fillojnë të zhvillohen vranësira. Paradite në disa zona, pas mesditës në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Në masivët në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte që dukuritë të jenë intensive. Do të fryjë erë mesatare, por me zhvillimin e vranësirave do të ketë rritje të përkohshme të fuqisë së erës. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 21°, në 2000 metra rreth 14°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..

botuar më 25-01-10 7.35.MD
Atanas Zafirov

Ministri Atanas Zafirov: Mund të ketë një qeveri të rregullt javën e ardhshme

Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..

botuar më 25-01-10 5.35.MD
Kirill Petkov

Prokuroria i caktoi masën parandaluese Kirill Petkovit

Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...

botuar më 25-01-10 3.23.MD