Bullgaria renditet e katërta në të gjithë Bashkimin Evropian për sa i përket numrit të nënshkrimeve në një peticion kundër eksperimenteve me kafshë. Gjithsej 56 515 bullgarë iu bashkuan nismës civile evropiane “Kozmetikë pa mizori”, e cila synon t’u japë fund eksperimenteve mbi kafshët në Bashkimin Evropian.
Çdo vit, mbi 10 milionë kafshë përdoren dhe vriten në kërkime dhe testime në laboratorë. Pas përfundimit të mbledhjes së nënshkrimeve më 30 gusht 2022, organizatorët e nismës kanë tre muaj kohë për të dërguar nënshkrimin tek autoritetet kompetente të shteteve anëtare për verifikim.
Së fundi, peticioni me numrin përfundimtar të nënshkrimeve i dërgohet Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, ku duhet të shqyrtojnë kërkesën nëse mbështetet nga më shumë se një milion njerëz.
Deri më sot janë mbledhur më shumë se 1.4 milionë nënshkrime.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..