Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 shtatorin

Ditë me diell me reshje shiu

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Në shumicën e zonave moti do të jetë kryesisht me diell. Të martën, më 6 shtator, do të mbizotërojë mot me diell. Paradite në disa vende në lugina dhe fusha do të ketë vranësira, ose ulje të dukshmërisë, ndërsa pasdite mbi zonat malore në Bullgarinë Perëndimore do të ketë vranësira dhe në vende të izoluara do të ketë reshje shiu afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat ditore do të rriten dhe maksimalet do të jenë kryesisht ndërmjet 24° dhe 29°, në Sofje rreth 24°.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të jenë më të theksuara në malet në Bullgarinë Jugperëndimore, ndërsa në vende të veçanta do të ketë reshje shiu kryesisht pasdite. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 17°, në 2000 m - rreth 10°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pasdite do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 22°-25°. Temperatura e ujit të detit është 25°-26°. Eksitimi i detit do të jetë 3 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD
Temenuzhka Petkova

Deficiti buxhetor është 18 miliardë leva (afërsisht 9 miliardë euro)

Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..

botuar më 25-01-23 3.14.MD