Me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, nënpresidentja Ilijana Jotova u drejtoi një mesazh shoqërive bullgare në mbarë botën. "Sot është një festë e shenjtë në Bullgari - ne festojmë ngjarjen e 6 shtatorit 1885, ne festojmë Bashkimin si një akt të fortë dhe krenar të qeverisjes në Mbretërinë e Tretë Bullgare", tha ajo.
Duke kujtuar emrat e heronjve dhe mbështetjen e princit Aleksandër I të Batenbergut për aktin historik, nënpresidentja thekso: "Kjo betejë mbarëkombëtare rishikon Traktatin e Berlinit, korrigjon dëmtimet territoriale, i shtyn Fuqitë e Mëdha të vendosin një rend të ri dhe hap një rrugë në të cilën bullgarët do të vazhdojnë pas njëzet vjetësh me aneksimin e tokave të tjera tona të konfiskuara në Ballkan". thotë Ilijana Jotova.
Sipas nënpresidentes, nuk është rastësi që mesazhi i i shkruar në fasadën e Kuvendit Popullor thotë: “Bashkimi e bën forcën”. Sipas saj, ngjarja e 6 shtatorit është mësimi më i madh në historinë bullgare për bashkimin në mendime, ndjenja dhe vepra. “Një besëlidhje i bashkoi të gjithë bullgarët kundër padrejtësisë, një popull plot vetëbesim, guxoi të ngrihej kundër Fuqive të Mëdha dhe planeve nacionaliste dhe mbi të gjitha kundër kësaj që dikush tjetër të vendosë për fatin e tyre. Dhe ia doli!”, deklaroi Ilijana Jotova.
Në mesazhin e saj ajo i uron bashkëatdhetarët tanë në mbarë botën për festën: “Ju përgëzoj nga zemra për përkuljen tuaj ndaj së kaluarës bullgare dhe për idenë patriotike për të qenë bashkë, të bashkuar me një festë të denjë”. Nënpresidentja u uron bullgarëve që të jenë të bashkuar dhe dinjitoz në punën e tyre dhe të kujtojnë se Bashkimi e bën forcën.Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..