Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi ju fton në skenën e vet të udhëkryqit

Foto: stageatacrossroads.bg

“Teatri i Urtësisë” – kjo është motoja e edicionit të radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Vjeshtës “Skena në udhëkryq” në Plovdiv, i cili hapet sot /10 shtator/. Si çdo vit, programi ofron një gamë të gjerë shfaqjesh, ekspozitash dhe koncertesh, të gjitha falas ose me ftesë, të cilat mund t'i gjeni në arkat e Teatrit Dramatik "Nikollaj Masalitinov" në qytetin poshtë kodrave.

Një pjesë e rëndësishme nga programi janë disa ekspozitat si “Radha 8, vendi i 14” i skulptores Valentina Zllatarova, që hapet më 11 shtator në galerinë “Dimitër Georgiev”.  Ajo përfshin krijime të frymëzuara nga shfaqjet e Teatrit Dramatik Plovdiv.

Që nga viti 2015 Valentina Zllatarova jeton dhe punon midis Britanisë së Madhe dhe Spanjës, ku kërkimet e saj artistike gjithmonë deri tani kanë qenë të lidhura me format njerëzore, të rikrijuara prej materialeve rezistuese.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: stageatacrossroads.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD