Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka vdekje nga Covid gjatë 24 orëve të fundit

Foto: BGNES

165 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 91 nga një ditë më parë. 68.5% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 14.3% e 1157 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive, Njofton portali coronavirus.bg.

Rastet aktive janë rritur me 118 në 11 424. 10 të infektuar u shtruan në spitale. 7 prej tyre nuk janë të vaksinuar. Numri i pacientëve të shtruar në spital janë ulur me pesë pacientë në 627. Janë 35 të infektuar në terapi intensive.

Nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Janë shëruar 47 veta. Të dielën janë bërë 19 vaksina. Janë 2 070.322 bullgarë që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetarja e Kuvendit Popullor premtoi se Buxheti 2025 do të miratohet brenda një kohe të shkurtër

Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..

botuar më 24-12-10 3.23.MD
Ivajllo Mirçev

PP - DB kërkon një komision parlamentar për të hetuar ndikimin rus në vend

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP - DB) do të propozojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të kryer një sondazh në shkallë të gjerë mbi ndikimin rus në vend. Këtë e tha për Mediapool deputeti i koalicionit, Ivajllo..

botuar më 24-12-10 11.41.PD

Austria hoqi veton ndaj anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..

botuar më 24-12-10 9.07.PD