165 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 91 nga një ditë më parë. 68.5% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 14.3% e 1157 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive, Njofton portali coronavirus.bg.
Rastet aktive janë rritur me 118 në 11 424. 10 të infektuar u shtruan në spitale. 7 prej tyre nuk janë të vaksinuar. Numri i pacientëve të shtruar në spital janë ulur me pesë pacientë në 627. Janë 35 të infektuar në terapi intensive.
Nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Janë shëruar 47 veta. Të dielën janë bërë 19 vaksina. Janë 2 070.322 bullgarë që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit.Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..