852 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve u rrit me 687 nga një ditë më parë. 65% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 11.7% e 7282 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 1348 në 10076. 134 të infektuar u shtruan në spitale. 108 prej tyre nuk ishin të vaksinuar, që është më shumë se 80% e të shtruarve në spital. Të shtruarit janë ulur me 13 në 614. Janë 31 të infektuar në terapi intensive. Gjatë ditës vdiqën 9 persona me Covid të konfirmuar. 8 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 2191 veta. Të hënën janë bërë 855 vaksina.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..