Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë grupin “Fandango” dhe orkestrimin e ri të këngës "Një moment si përjetësia"

Foto: FandangoBG Official Video Channel

Kënga "Një moment si përjetësia" është krijuar nga dy artistë të njohur - kompozitori Stefan Dimitrov dhe poeti Georgi Konstantinov. Origjinali i këngës u shfaq në vitet '80 të shekullit të kaluar, atëherë interpretuar nga grupi “Varianti B”. “Për shkak të disa rrethanave në atë kohë, kënga nuk fitoi popullaritet dhe prandaj pas kaq vitesh vendosëm t’i japim një jetë të re dhe një mundësi që më shumë njerëz ta prekin, sepse e meriton” – thanë muzikantët e grupit “Fandango” , autorët e orkestrimit të ri. Ata janë dhe interpretuesit e versionit cover.

“Edhe para se të të takoja në jetën time - të kam dashur...“ – këndon grupi “Fandango”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD

Kënga popullore bullgare nuk mund të përkthehet, por është magnetike për botën

Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..

botuar më 24-06-18 8.35.PD

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD