Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dënoi përdhosjen publike të himnit kombëtar bullgar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev thuhet se gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve nga tribunat e stadiumit kombëtar në Shkup është mohim i vlerave themelore të shoqërive moderne demokratike dhe në kontrast me parimet dhe normat evropiane të sjelljes.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se MPJ-ja e merr parasysh reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila dënon gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjes së futbollit dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje autoriteteve zyrtare në Shkup të bëjnë atë që është e nevojshme për të zhdukur agresionin antibullgar në hapësirën publike të vendit.Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 milionë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..