Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dënoi përdhosjen publike të himnit kombëtar bullgar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev thuhet se gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve nga tribunat e stadiumit kombëtar në Shkup është mohim i vlerave themelore të shoqërive moderne demokratike dhe në kontrast me parimet dhe normat evropiane të sjelljes.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se MPJ-ja e merr parasysh reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila dënon gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjes së futbollit dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje autoriteteve zyrtare në Shkup të bëjnë atë që është e nevojshme për të zhdukur agresionin antibullgar në hapësirën publike të vendit.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..