Furnizuesi shtetëror i gazit “Bullgargaz” shpalli të mërkurën vonë në mbrëmje një tender për furnizimin me gaz natyror për periudhën nga nëntori 2022 deri në fund të vitit 2023, njofton Mediapool. Aplikimet do të pranohen për të paktën 3 milionë MWh për të gjithë periudhën 14 mujore. Burimi i furnizimit me gaz duhet të jetë nga vende pa sanksione, embargo apo kufizime tregtare të vendosura. Ofertat pranohen deri më 4 tetor.
Aktualisht, kompania mban katër tenderë për furnizim me gaz të lëngshëm - për nëntor dhe dhjetor 2022, për vitin 2023 dhe për periudhën nga 2024 deri në 2034. Sipas drejtoreshës së “Bullgargaz” Denica Zllateva, ka një interes të madh për procedura nga kompani nga Amerika, Evropa, Lindja e Mesme, Kina.
Bullgaria duhet sa më shpejt të jetë anëtare e Marrëveshjes Shengen, tha presidentja hungareze Katalin Novak pas takimit me kreun e shtetit Rumen Radev. Sipas saj, Evropa bëri një zgjedhje të keqe duke refuzuar Bullgarinë dhe Rumaninë të bashkohen me..
Për festën e sotme të madhe të krishtere, Paraqitjen e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull, Mitropolitë Bullgarë dhe Maqedonas shërbyen Liturgjinë e Shenjtë Peshkopale në Kishën Mitropolisë së Plovdivit “Shën Marina”. Kjo është shërbimi i parë i..
Kuvendi Popullor dënoi aktet e dhunës ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut – veçanërisht krimin e rëndë ndaj sekretarit të klubit bullgar Hristijan Pendikov dhe u bëri thirrje institucioneve që të marrin masa sistematike për të vënë para drejtësisë..