Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të shpërndara të larta. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje rreth 12°.
Ditën e shtunë do të ketë vranësira mesatare dhe të larta, të cilat pas mesditës do të trashen. Në mbrëmjen dhe natën e së dielës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të shkurtra shiu, vende-vende të përkohshme intensive dhe të konsiderueshme në sasi, të shoqëruara me shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore e cila gradualisht do të orientohet nga drejtimi perëndimor. Moti do të jetë i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje - rreth 28°.
Mbi male do të ketë vranësira mesatare dhe të larta, të cilat pas mesditës do të trashen. Pas mesditës dhe natës të dielën, në masivët e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në disa vende reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra rreth 18°, në 2000 metra rreth 13°.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..