Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kostadin Paskalev, BSP: E majta po humb votat për shkak të liderëve të saj

Kostadin Paskalev
Foto: arkiv

Partia Socialiste Bullgare (BSP) po humb votues për shkak të sjelljes së kryesisë së partisë. Një mendim të tillë e ka shprehur Kostadin Paskalev – anëtar i këshillit kombëtar të BSP-së, para BNR-së, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas tij, i vetmi shpëtim për partinë është ndryshimi i kryesisë së partisë dhe puna për një unitet të fortë të majtë. Ai parashikoi se në këto zgjedhje BSP do të marrë 25% më pak vota sesa në zgjedhjet e nëntorit 2021.

Paskalev beson se votuesit e majtë janë të zhgënjyer me sjelljen e partisë gjatë qeverisjes së koalicionit me “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë” (ITN).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD
Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD