U kemi premtuar votuesve tanë shumë qartë se nuk do të bëjmë koalicion me GERB-in dhe DPS-në dhe do ta përmbushim premtimin tonë, tha para gazetarëve bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe ish-kryeministër Kirill Petkov.
Duke komentuar vendin e dytë të zënë nga "Po e vazhdojmë ndryshimin", bashkëkryetari Asen Vasilev deklaroi: “Ne nuk e miratojmë mënyrën se si ata /GERB/ kanë qeverisur vendin, por qytetarët bullgarë e shprehën qartë pozitën e tyre”. Ai vuri në dukje se partia e tij do të vazhdojë të mbrojë qëndrimet e saj përmes mjeteve që i jep parlamenti. "Ajo për të cilën do të luftojmë është ajo që kemi deklaruar në fushatën tonë zgjedhore. Ne duam që Bullgaria të jetë një vend evropian, me një buxhet social që nuk lejon që paratë të shpenzohen në mënyrë të errët". Vasilev i uroi GERB-it sukses në formimin e një qeverie në prag të dimrit të ashpër përpara. "Nëse nuk kemi një qeveri të qëndrueshme, të gjithë bullgarët do të vuajnë, pavarësisht se kush ka votuar për kë," shtoi ai.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Të shtunën temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim. Ato minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - 2°, maksimumi do të jetë nga 0 deri në 5°, në kryeqytet - 2°. Në veri të Bullgarisë do të bjerë borë, në verilindje sasitë do të..
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të..
Gjatë 24 orëve të fundit, një ndërtesë e vjetër banimi është shkatërruar nga një sulm me raketa në Harkov. Sipas guvernatorit rajonal Oleg Sinegubov,..
Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në..