Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 veta me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit

Foto: arkiv

937 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Rastet ranë me 402 nga një ditë më parë. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14,25% e 6575 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 15,8% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u rrit me 121 në 9674. 88 të infektuar u shtruan në spitale. 66 prej tyre, ose 75%, nuk ​​janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rritën me 8 në 601. Janë 47 të infektuar në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë ata që vdiqën nuk ishin të imunizuar. Janë shëruar 810 persona. Të martën janë bërë 1520 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD

Presidenti hapi edicionin e 22-të të "Krishtlindjeve Bullgare"

Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..

botuar më 24-12-02 1.37.MD
Dimitër Gllavçev

Për shkak të bllokimit të punës së parlamentit, kryeministri është i shqetësuar për miratimin e buxhetit

Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..

botuar më 24-12-02 11.46.PD