Një dhomë virtuale brenda aplikacionit celular "Më trego" do t'i ndihmojë të rinjtë të kapërcejnë emocionet negative si ankthi, vetmia, trishtimi, frika dhe zemërimi, njoftoi UNICEF Bullgaria. Qasja është falas dhe anonime për të gjithë nën moshën 24 vjeç dhe prindërit e tyre. Ka shpjegime të veçanta për kushtet e ndryshme, si dhe këshilla për rritjen e vetëbesimit, ushtrime relaksimi për të reduktuar ankthin dhe për të përmirësuar gjumin.
Prindërit gjithashtu do të jenë në gjendje të mësojnë se si t'i mbështesin emocionalisht fëmijët e tyre. Platforma e re është rezultat i fushatës kombëtare tashmë të realizuar të UNICEF-it në Bullgari “Përtej buzëqeshjeve. Si jeni vërtet?', e cila synonte të mbështeste fëmijët dhe të rinjtë në Bullgari për të përballuar ankthin dhe depresionin dhe për të theksuar rëndësinë e shëndetit mendor.Aplikacioni online mund të shkarkohet në një pajisje elektronike:
App store:http://ios.razkazhimi.online
Google Play:http://android.razkazhimi.online
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..