Më pak se 20% e të afërmve të pacientëve me vdekje të trurit refuzojnë të dhurojnë organet e tyre. Të tjerët japin pëlqimin, por për arsye mjekësore një pjesë e donatorëve nuk realizohen. Këtë e tregojnë statistikat e agjencisë ekzekutive “Mbikëqyrja Mjekësore”.
Sipas zëvendësdrejtorit ekzekutiv të agjencisë, dr. Dimitër Iliev, deri në fund të vitit në Varna do të funksionojë një qendër e re transplantimi, e cila do të marrë përsipër situatat e donatorëve nga Bullgaria Lindore. Si problem, dr. Iliev vuri në dukje mungesën e përvojës në mesin e ekipeve mjekësore në vendbanimet e vogla për të njohur situatat e donatorëve.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..