Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremtojmë Ditën e Shën së Premtes për nder të Shenjtores bullgare Parashqevia

Më 14 tetor nderojmë kujtimin e një prej shenjtoreve më të dashura në botën ortodokse

Foto: BGNES

Nga jetëshkrimi i Shën së Premtes dimë se ajo lindi në shekullin e XI-të në qytetin Epivat, në Detin e Mermertë, jo shumë larg Kostandinopojës, në një familje të pasur bullgarësh. Ajo bëri një jetë të devotshme, duke ndjekur urdhrin e Krishtit për dashuri dhe mëshirë për ata që kanë nevojë. Pas vdekjes së saj lipsanet e saj u bënë simbol i luftës për të ruajtur krishterimin nga asimilimi i Islamit. Në vitin 1238 Car Ivan Asen II transferoi lipsanet e shenjtores në Tërnovgrad, ku u mbajtën për gati dy shekuj deri në marrjen e kryeqytetit tonë të lashtë nga osmanët. Pas shekujsh bredhjeje, në vitin 1641 lipsanet e Shenjtores Parashqevia u vendosën në katedralen në Jash (Rumani Veriore), ku sot tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.

Ekzistojnë legjenda dhe gojëdhëna të panumërta për fuqitë e mrekullueshme shëruese të Shën së Premtes, i konsideruar si shenjtore mbrojtëse e lindjes dhe pjellorisë si te njerëzit ashtu edhe te kafshët. Prandaj, në kalendarin popullor, Dita e Shën së Premtes konsiderohet fundi i verës dhe i vjeshtës, dhe i ciklit aktiv të punës bujqësore.

Në këtë ditë bëhen flijime familjare dhe brumosen bukë rituale dhe më e madhja prej tyre mban emrin e shenjtores. Buka dhe shtëpia spërkaten me ujë të shenjtë dhe e gjithë shtëpia i përkulet tri herë bukës.

Në qytetin Trën të Bullgarisë Perëndimore ndodhet e vetmja kisha shpellore në Bullgari, e cila i kushtohet Shën Parashqevisë.

Për nder të saj, më 14 tetor kur bie festa e shenjtores, gratë gatuajnë një pite të veçantë, të cilën e çojnë në shpellën ku, sipas besimit vendas, jetonte shenjtorja. Aty është ruajtur një gur i madh në formën e një buke të rrumbullakët dhe çdo vit më 14 tetor prifti kryen shërbimin e shenjtërimit të ujit, bekon bukën e sjellë dhe ua shpërndan për shëndet të gjithë të pranishmëve. Uji që depërton nëpër shkëmbinj në kishën e shpellës mblidhet në ena të posaçme sepse sipas besimtarëve ndihmon në shërimin e sëmundjeve.

Të shumta janë tempuj të vendosur në disa nga këndet më të bukura dhe mistike të Bullgarisë, kushtuar Shën Petka Bëllgarska. Dhe kisha më e famshme që mban emrin e shenjtores është në zemër të Sofjes. Hollësi interesante për të do të mësoni nga materiali “Tempulli “Shën Petka e Vjetër” – mbrojtësi shekullor i krishterimitnga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES-arkiv, tran.egov.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD