779 janë të sapoinfektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 106 nga një ditë më parë. 63% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14,2% e 5471 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 15,1% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 15 në 10 694. 84 të infektuar u shtruan në spitale. 65 prej të pranuarve, ose 77.4%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spitale u rritën me dy në 690. Janë 45 të infektuar në terapi intensive.
Dy persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. Edhe të dy nuk ishin të imunizuar. Të enjten u shëruan 792 veta. Janë bërë 2005 vaksina.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..