Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian nuk i ka marrë parasysh të gjitha shënimet bullgare për Maqedoninë e Veriut

Foto: arkiv

“Ne po punojmë për çështjet e hapura në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së. Por ne po luftojmë për të ruajtur të drejtat e njerëzve me vetëdije bullgare, për të garantuar të drejtat e tyre dhe interesin kombëtar bullgar, tha ministri i jashtëm nga qeveria e përkohshme Nikollaj Millkov në një konferencë. Me rastin e sulmeve ndaj klubeve bullgare në Maqedoninë e Veriut, diplomati theksoi se maqedonasit janë edukuar në një atmosferë antibullgare dhe detyra e komisionit jopunues për mosmarrëveshjet historike është të kapërcejë dallimet në të dyja anët e kufiri.

Në raportin e Komisionit Evropian për integrimin e Shkupit nuk janë marrë parasysh të gjitha komentet bullgare. Për ne kjo është një dritë e kuqe që tregon se ne duhet të vazhdojmë të sqarojmë pozicionet tona në Evropë, shpjegoi Millkov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Vlerat tona janë busulla jonë morale

Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë arritjet më të larta të qytetërimit tonë, për të cilat breza të tëra bënë përpjekje dhe dhanë sakrifica. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Romë në hapjen e një zyre të Organizatës Evropiane për..

botuar më 24-05-22 4.56.MD
Петър Чобанов

Një takim evropian i shtëpive të kliringut dhe sistemeve të pagesave po mbahet në Sofje

Revolucioni i katërt industrial digjital në sektorin financiar është një pikë referimi për ndryshimin e të gjithë ekonomisë drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme, tha zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare Petër Çobanov në..

botuar më 24-05-22 2.47.MD

Bullgaria dëshiron që BE t'i dërgojë Shkupit një mesazh të fortë për reforma

Bullgaria mbështet synimin e Komisionit Evropian për të tërhequr propozimin e saj sipas Nenit 7 të Traktatit të BE-së kundër Polonisë, për shkak të shkeljeve të superioritetit të ligjit.Këtë e theksoi zëvendësministri i jashtëm Ivan Kondov në një..

botuar më 24-05-22 11.26.PD