GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin", Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "BSP për Bullgarinë" u bashkuan rreth vlerësimit se situata në Evropë dhe në Bullgari është e vështirë dhe masat për të mbështetur bizneset dhe njerëzit duhet të vazhdojnë. Këtë e deklaruan pas mbledhjes së mbyllur të forcave parlamentare me iniciativën e BSP-së për të diskutuar për makrokornizën e buxhetit të vitit 2023 dhe masat emergjente për mbështetjen e familjeve dhe ekonomisë deri në fund të vitit. "Të gjitha krizat kërkojnë masa. Të gjithë e shprehën mendimin e tyre, por nuk kemi zgjidhje të përbashkët", vuri në dukje Jordan Conev nga DPS.
Të katër formacionet ranë dakord të dëgjojnë në Kuvend ministren në detyrë të financave Rosica Vellkova për gjendjen financiare të Bullgarisë për momentin.
“Bullgaria Demokratike”, “Ngritja Bullgare” dhe “Vëzrazhdane” e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në takim.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..