Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njëmbëdhjetë veta vdiqën nga koronavirusi

Foto: BNR

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 1147 raste me koronavirus nga 7729 testime. 15% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 61% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 391, në Plovdiv - 102 dhe në Stara Zagora - 55. Në spital janë 679 pacientë, nga të cilët 54 janë në reparte të terapisë intensive. 71% e 143 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Njëmbëdhjetë persona vdiqën – 64% e tyre nuk ishin të imunizuar, ndërsa 1946 u shëruan. Rastet aktive janë 10 408. Dje janë administruar 884 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 072 699 persona me imunizim të përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadori i Polonisë në Bullgari Sh. e Tij Maciej Szymanski

Në Sofje u prezantuan prioritetet e Presidencës polake të BE-së

Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..

botuar më 25-01-22 10.07.PD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD