DPS qëndron pas idesë për të kërkuar mundësi për të krijuar një shumicë ideologjikisht homogjene euroatlantike. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i DPS-së dhe i Kuvendit Popullor, Jordan Conev, pas takimit me grupin e kontaktit, të formuar nga GERB, për krijimin e qeverisë.
“Qëndrimi ynë është se zgjidhja e problemeve të popullit kalon përmes zgjidhjes së krizës politike, ndërsa zgjidhja e krizës politike kalon përmes formimit të shumicës dhe qeverisë. Ne mendojmë se kjo shumicë duhet të jetë euroatlantike, sepse aty janë mjetet me të cilat ne mund t'i zgjidhim problemet e sigurisë dhe ekonomisë", tha Conev. Ai po ashtu tha se po të mos formohet një shumicë e qëndrueshme e cila të marrë përgjegjësi për politikat në buxhet, nuk duhet të miratohet buxhet, sepse në këtë mënyrë do të cenohet stabiliteti financiar.Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave. Jashtë vendit ishin 638 600 bashkatdhetarë. Shumica prej tyre – 193 200 - vizituan..
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë nga kontingjenti i parë ushtarak bullgar që merrte pjesë në operacionin për stabilizimin dhe..
“Vëzrazhdane” do të bëjë ndryshime në Ligjin për fetë, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Sipas partisë, ndryshimet do të mbrojnë Kishën Ortodokse Bullgare si të vetmen. Në prag të Krishtlindjes, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi të na “kënaqte” me..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..