Pas riparimeve dhe restaurimeve të mëdha, u rimëkëmb shkolla në fshatin Shiroka Llëka. Shkolla, e ndërtuar në 1888, rihap dyert e saj, por këtë herë si Muze i Spiritualitetit. Ai paraqet artefakte, dokumente dhe fotografi që lidhen me historinë e Shiroka Llëkas. Vizitorët mund të shohin edhe eksponate unike nga krishterimi i hershëm.
Shkolla “Shën Pantalejmon” është ndërtuar me 22 000 lira, të mbledhura si donacione nga mjeshtrit vendas Kostadin Bozov dhe Vasil Bellogashtev - Kjotata. Ndërtesa ka mure të pjerrëta nga brenda, falë të cilave arrin t'u mbijetojë fatkeqësive natyrore. Në vazhdim të 30 vjetëve, shkolla ishte braktisur, për shkak të rinovimeve që kishin filluar, por u pezulluan gjatë socializmit. Restaurimi i ndërtesës, e cila është në pronësi të Mitropolisë të Plovdivit, kushton mbi 700 000 leva.
Shkolla ndodhet në oborrin e kishës “Fjetja e Hjylindëses Mari”, e cila ka një histori heroike. Është ndërtuar për 38 ditë nga banorët vendas në pranverën e vitit 1834, kur tokat bullgare ishin ende brenda kufijve të Perandorisë Osmane, pas lejes së posaçme të Mahmudit të Parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..