Dita e bullgarëve besarabë, të cilën e shënojmë më 29 tetor, është arsyeja të kujtojmë veprën e akademikut Nikollaj Kaufman – një nga folkloristët më të mëdhenj muzikor bullgar.
Atij i detyrohemi koleksionit unik të këngëve dhe melodive instrumentale të shënuara, të cilat ai u regjistrua në fshatrat bullgare në Moldavi, si dhe në fshatrat përreth Bollgradit, Odesas, deri në rajonin e Azovit. Përderisa ishte gjallë Nikollaj Kaufman thoshte se e vlerëson veçanërisht këtë punë të tij, pasi arriti të grumbullonte materiale jashtëzakonisht të pasura nga mbartësit e folklorit të cilën prej kohësh kanë ndërruar jetë. Siç dihet, bashkatdhetarët tanë nga Besarabia u larguan nga kufijtë e Bullgarisë në vite të ndryshme, me zhvendosjen më masive në vitet 1828-1830. Për herë të parë shkencëtari i takoi në vitin 1968, kur shoqëroi një ansambël që interpretonte aranzhimet e tij të këngëve popullore. Atëherë ai regjistroi njëqind mostra nga bullgarë, emigrantë nga rajoni i qytetit Sliven. Shkon fshat më fshat, bisedon me njerëzit, i predisponon të kujtojnë tekste dhe melodi të vjetra. Duke u kthyer, pothuajse menjëherë (me fjalët e tij) ai arriti të përgatiste për shtyp “Këngët popullore të bullgarëve nga Bashkimi i Republikave Sovjetike - Ukrainë dhe Moldavi” dhe i dërgoi për shtyp në të njëjtin vit 1971. Ata u botuan mjaftë më vonë mezi në vitin 1982. Libri është në dy vëllime dhe përmban rreth 2600 këngë popullore dhe melodi instrumentale. Edhe më sot ai është një burim i pashtershëm i informacionit, një pikënisje për studiuesit dhe një material i paçmuar për kompozitorët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ajo është një ish-punonjëse e Postës Holandeze, por tani ka dalë në pension dhe i është përkushtuar pasionit të saj të madh – muzikës bullgare. 77-vjeçarja Ingrid Veeninga është nga Holanda. Ajo jeton në Amsterdam dhe nuk humb asnjë provë të..
Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë..
Në vitin 2023 kalendari i Muzeut të vetëm Etnografik në të hapur në vendin tonë “Etëra” do të na ofrojë një sërë ekspozitash, demonstrimesh, festivalesh dhe eventesh të ndryshme që lidhen me folklorin, zanatet dhe etnografinë. Përveç ngjarjeve..
Ajo është një ish-punonjëse e Postës Holandeze, por tani ka dalë në pension dhe i është përkushtuar pasionit të saj të madh – muzikës bullgare...