Nga data 1 deri më 3 nëntor, në Jerusalem dhe Tel Aviv do të mbahet Takimi i XVII Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar tradicionalisht nga BTA. Tema e diskutimit këtë vit është “Media dhe Shpëtimi”. Theksi do të vihet në shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga populli bullgar, shteti dhe kisha ortodokse, si dhe mënyrat për të "shpëtuar" mediat që i shërbejnë së vërtetës.
Forumi do të hapet në Varrin e Shenjtë në Ditën e Iluministëve të Popullit dhe në prag të 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë. Takimi do të mbahet në mënyrë hibride - me praninë e rreth 50 gazetarëve dhe ekspertëve të medias nga Bullgaria dhe jashtë saj dhe online. Në takim do të ketë edhe pjesëmarrës nga Radio Bullgaria – redaktori ynë i përgjithshëm Krasimir Martinov, i cili do të na mbajë të informuar për ecurinë e diskutimeve dhe do të takohet me përfaqësues të një sërë mediash bullgare jashtë vendit.
Ju kujtojmë se në vitin 2019 Takimi Botëror i Mediave Bullgare u zhvillua në Tiranë.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..