Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bllagoevgrad u ngrit një Monument i Vëllezërve Milladinovi

Foto: BGNES
Në Ditën e Iluministëve të Popullit u hap në Bllagoevgrad Monumenti i Vëllezërve Dimitër dhe Konstantin Milladinovi. Deri më tani, Monumenti i Vëllezërve, që janë autorë të vëllimit "Këngë popullore bullgare" qëndronte në Muzeun Historik Rajonal, por me insistimin e një komisioni nismëtar, u vendos në qendër të qytetit përballë godinës së Universitetit Amerikan dhe Fakultetit Juridik dhe Historik të Universitetit Jugperëndimor “Neofit Rillski”. Monumentin e vëllezërve të lindur në qytetin e Strugës, në Maqedoninë e Veriut të sotme, e inauguroi kryetari i bashkisë së qytetit Illko Stojanov. "Që nga sot e kemi vendin tonë ku mund t'u bëjmë homazhe pedagogëve bullgarë, është nder për mua si kryetar i bashkisë së qytetit që ta inaugurojë këtë monument", tha Stojanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD