Qyteti Koprivshtica është një xhevahir i vërtetë arkitekturor për shkak të pamjes së ruajtur që nga shekulli i XIX. Ndryshe nga vendbanimet e tjera historike në vendin tonë, këtu nuk do të shihni asnjë shenjë neglizhence. Rrugët janë të pastra, dhe shumica e shtëpive janë rinovuar së fundmi dhe shkëlqejnë me ngjyra të ndezura në sfondin e kodrave të gjelbra të malit Sredna Gora. Qyteti është krenar për edukatorët dhe luftëtarët e tij për çlirimin kombëtar nga sundimi osman.
“Kryesisht prindërit vijnë për t’u treguar fëmijëve të tyre qytetin Koprivshtica dhe për t’u dhënë atyre mësimet e para të historisë bullgare, sepse ajo tregon shumë me muzetë e saj” - thotë Marijana Collovska nga Qendra lokale e Informacionit Turistik.
I shtrirë nja njëqind kilometra larg Sofjes, qyteti është një destinacion ideal i fundjavës për banorët e kryeqytetit dhe për turistët e huaj që zbarkojnë në aeroportin e Sofjes për një ekskursion të shkurtër në Bullgari. Dhe më i gjallëruar është qyteti gjatë Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore. Këtë verë, më shumë se 6000 pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria u prezantuan në të.
Shikoni video-turin tonë në qytetin e bukur të Rilindjes, Koprivshtica. Videoja u filmua gjatë Tubimit të XII-të Kombëtare të Krijimtarisë Popullore këtë verë:
“Para disa vitesh fola me një restaurues dhe ai më tha se sipas të dhënave të vjetra, çdo shtëpi dhe ngjyra e saj korrespondonin me profesionin e pronarit. Për shembull, një shtëpi me ngjyrë kafe ishte në pronësi të mbarështuesit kryesisht të deleve dhe tregtarëve të bagëtive të imta. Në fasadat e jashtme mbizotërojnë ngjyra e verdhë, blu e fortë dhe e kuqja e errët si dekor. Dhe njerëzit, edhe në ditët e sotme, kur restaurojnë shtëpitë e tyre, i lyejnë fasadat me këto ngjyra.”
Në shtëpinë piktoreske të familjes Ljutovi, do të shihni një koleksion velenxash autentike leshi jo të endura tradicionalisht, por të punuara me teknikën e quajtur bullgarisht “pllësti”. Nëse dëshironi, mund të mësoni hollësitë e kësaj teknike të vjetër nën drejtimin e një mjeshtreje vendase në oborrin e shtëpisë. Tek Ura Kallëçev, ku u dëgjua krisma e parë e cila e vuri fillimin e Kryengritjes së Prillit (1876), ka edhe demonstrata të njëjta.
“Çfarë është pllësti? Është bërë prej leshi natyral. Çdo shtresë shtrohet me ujë të ngrohtë me sapun dhe rrihet mbi të. Kështu mbivendosen shtresë mbi shtresat - thotë Marijana Collovska. – Kemi shumë velenxa origjinale të punuara në këtë mënyrë që datojnë nga shekulli i 19-të. Madje disa prej tyre kanë edhe vitin e prodhimit. Për çfarë përdoreshin? Më shpesh këto janë mbulesa të trasha, që vendoseshin në tokë në mbrëmje dhe me një batanije të përbashkët sipër, e gjithë familja shkonte për të fjetur. Gratë e qytetit Koprivshtica njiheshin gjithashtu si mjeshtre të dantellave të quajtura kene. Në shtëpinë e familjes Ljutovi do të shihni një koleksion të këtyre dantellave origjinale të qepura me gjilpërë.
Ecja përgjatë shtigjeve të malit Sredna Gora, shëtitjet me karroca me gomar apo hipur mbi kalë në rrethinat janë disa nga atraksionet që do të larmojnë fundjavën tuaj në këtë pjesë të tokës bullgare të ngrirë në kohë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto dhe video: Veneta Nikollova
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..