Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turqia është një nga destinacionet më të preferuara nga bullgarët për festimin e Natës së Vitit të Ri

Foto: arkiv

Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA. Kompanitë e operatorëve turistikë të Burgasit ofrojnë një gamë të pasur propozimesh për të pritur vitin e ri 2023 në fqinjin tonë jugor Turqi.

Nga ana tjetër, shumë hotele në bregdetin bullgar të Detit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportojnë se tashmë i kanë shitur paketat që kanë ofruar. Në Pomorie, për shembull, çmimet janë midis 400 dhe 500 leva (midis rreth 200 dhe 250 euro) për dy ditë, duke përfshirë darkën e Vitit të Ri, për një person.

Për BTA, Hristina Sllavova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës Rajonale Turistike të Burgasit, tregon se interesim të shtuar ka edhe për ofertat për ahengje të kompanive buzë detit, të cilat organizohen nga ato shumë kohë para festave të fundvitit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kupa Botërore e Skive në Bansko tërheq turistë nga e gjithë bota

Gjatë gjithë muajit shkurt nuk ka vende për akomodim në Bansko, informoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Turistët janë nga disa kontinente, duke përfshirë Izraelin, për shkak të Kupës Botërore të Skive për meshkuj që do të zhvillohet në fund të..

botuar më 24-02-06 11.51.PD

Kantinat e verërave në Bullgarinë Veriore hapin dyert për turistët më 10 shkurt

Prodhuesit e verërave në rajonin perëndimor dhe qendror të Rrafshinës së Danubit hapin dyert e tyre për vizitorët për herë të parë më 10 shkurt, të shtunë. Dita u zgjdh midis 1 dhe 14 shkurtit, të cilat janë dy datat për të festuar Ditën e Shën..

botuar më 24-02-05 11.09.PD

Fluks i skiatorëve në vendpushimin dimëror Maljovica

Vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në qendrën e skijimit në Maljovica për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për pushime, raporton gazeta “24 Çasa”. Për shkak të kushteve të shkëlqyera për sportet e borës, gjatë..

botuar më 24-02-04 8.05.PD