Banorët e Kievit duhet të jenë gati të largohen nga qyteti nëse ka një ndërprerje të plotë të rrymës elektrike, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko. Javët e fundit, miliona ukrainas kanë qenë pa energji elektrike dhe ujë, pasi raketat dhe dronët rusë kanë goditur infrastrukturën jetike. Për të shmangur mbingarkesat dhe për të lejuar riparimet, është futur një mbyllje periodike e furnizimit me energji elektrike. Rreth 40% e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe linjave të energjisë.
Presidenti Volodimyr Zelenski paralajmëroi se, në kundërshtim me Konventat e Gjenevës për Mbrojtjen e Civilëve në Kohë Lufte, Rusia po furnizohet me raketa iraniane për të përsëritur sulmet masive në infrastrukturën ukrainase, kryesisht atë të energjisë. Zelenski shtoi se pa mbështetjen e Teheranit për Moskën, Ukraina do të ishte tashmë më afër paqes.Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..