Partia GERB dhe formacioni “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të krijojnë një grup ekspertësh për hartimin e buxhetit të shëtit për vitin 2023. Për këtë arritën marrëveshje përfaqësuesit e të dy grupeve më të mëdha parlamentare gjatë takimit të tyre të parë. GËRB shpalli se do të ftojë edhe grupet e tjera parlamentare, si dhe përfaqësues të qeverisë me detyrë.
Gjatë takimit Asen Vasilev prezantoi llogari se prioritetet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” mund të hyjnë në Buxhetin 2023 me një deficit më të vogël se 3 për qind. Ish-ministri i financave Kiril Ananiev nga GERB e kundërshtoi këtë dhe tha se parashikimet e kolegëve të tyre nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë të vjetruara dhe rritja e pritshme për vitin 2023 është shumë më pesimiste.
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..