Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Repartet ruse tërhiqen nga Hersoni

Foto: EPA/BGNES

Rusia nisi tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Herson në Ukrainë dhe bregu perëndimor i lumit Dnieper.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin rus, përpara ministrit rus të mbrojtjes, komandanti i ofensivës ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, tregoi se është e kotë që ushtarët dhe kapaciteti luftarak i njësive ruse të qëndrojnë në bregun perëndimor dhe se disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera. Tërheqja u ndërmor si rezultat i avancimit intensiv të forcave të armatosura ukrainase drejt Hersonit. Para kësaj, rreth 100 mijë banorë vendas u evakuuan në bregun lindor të lumit.

Gjenerali rus raportoi gjithashtu se deri më tani më shumë se 115 000 qytetarë të Hersonit u larguan tashmë nga zona e qytetit. Sipas Surovikin, njësitë që tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnieper do të zënë pozicione të fortifikuara në bregun lindor të lumit.

Nga ana e tij, Kievi e priti tërheqjen e forcave ruse me përmbajtje. “Derisa flamuri ukrainas nuk valëvitet mbi qytetin e Hersonit, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Federatës Ruse”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaill Podoljak, dhe theksoi se Ukraina nuk beson në deklaratat e inskenuara televizive.

Ndërkohë, Reuters njoftoi se ura kryesore në dalje nga Hersoni u hodh në erë dhe u shemb plotësisht në ujërat e lumit Ingulec, një degë e lumit Dnieper. Nuk dihet ende se si dhe nga kush u shkatërrua ura. Sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak ukrainas i cituar nga Reuters, ekziston mundësia që ura të jetë shkatërruar nga njësitë ukrainase për të izoluar forcat ruse në të dy anët e lumit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 18 korrikun

E enjtja do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Pas mesditës në Bullgarinë Veriore dhe në masivët perëndimorë do të mbajë vranësira, do të fryjë erë dhe vende-vende do të ketë reshje të konsiderueshme shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-17 7.40.MD
Rosen Zheljazkov dhe Denica Saçeva

GERB-SDS dhe “Vëzrazhdane” nuk do të mbështesin një qeveri me mandatin e dytë

GERB-SDS do të mbështesë çdo iniciativë kundër korrupsionit, por jo në formën që u është paraqitur aktualisht, e cila me sa duket është pjesë e një fushate fillestare parazgjedhore. Koalicioni nuk do të mbështesë propozimin për një kabinet me mandat..

botuar më 24-07-17 6.35.MD

Zjarri arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, banorët janë duke u evakuuar

Vazhdon lufta kundër zjarreve në rajone të ndryshme të Bullgarisë. Situata në Komunën Boljarovo, e vendosur në kufirin me Turqinë, po ndërlikohet. Zjarri i ripërtërirë si pasojë e erës së fortë arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, në rajonin e..

botuar më 24-07-17 5.37.MD