Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Repartet ruse tërhiqen nga Hersoni

Foto: EPA/BGNES

Rusia nisi tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Herson në Ukrainë dhe bregu perëndimor i lumit Dnieper.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin rus, përpara ministrit rus të mbrojtjes, komandanti i ofensivës ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, tregoi se është e kotë që ushtarët dhe kapaciteti luftarak i njësive ruse të qëndrojnë në bregun perëndimor dhe se disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera. Tërheqja u ndërmor si rezultat i avancimit intensiv të forcave të armatosura ukrainase drejt Hersonit. Para kësaj, rreth 100 mijë banorë vendas u evakuuan në bregun lindor të lumit.

Gjenerali rus raportoi gjithashtu se deri më tani më shumë se 115 000 qytetarë të Hersonit u larguan tashmë nga zona e qytetit. Sipas Surovikin, njësitë që tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnieper do të zënë pozicione të fortifikuara në bregun lindor të lumit.

Nga ana e tij, Kievi e priti tërheqjen e forcave ruse me përmbajtje. “Derisa flamuri ukrainas nuk valëvitet mbi qytetin e Hersonit, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Federatës Ruse”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaill Podoljak, dhe theksoi se Ukraina nuk beson në deklaratat e inskenuara televizive.

Ndërkohë, Reuters njoftoi se ura kryesore në dalje nga Hersoni u hodh në erë dhe u shemb plotësisht në ujërat e lumit Ingulec, një degë e lumit Dnieper. Nuk dihet ende se si dhe nga kush u shkatërrua ura. Sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak ukrainas i cituar nga Reuters, ekziston mundësia që ura të jetë shkatërruar nga njësitë ukrainase për të izoluar forcat ruse në të dy anët e lumit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

151 raportime për korrupsion në Ministrinë e Punëve të Brendshme në gjysmën e parë të vitit

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë pranuar 151 raporte me të dhëna për vepra korruptive të kryera nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas raportit për zbatimin e masave nga Plani Kundër Korrupsionit të Ministrisë së Punëve..

botuar më 24-08-23 10.27.PD

PP dorëzon një projektligj për shfuqizimin e përkufizimit të orientimit seksual jotradicional

“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të paraqesë javën e ardhshme një projektligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin parashkollor dhe shkollor për të shfuqizuar përkufizimin e miratuar së fundmi për orientimin seksual jotradicional. Tekstet e..

botuar më 24-08-23 10.08.PD

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Ditën e premte do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite kryesisht në lindje. Aty do të ketë reshje shiu dhe vende-vende bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 deri në..

botuar më 24-08-22 7.35.MD