Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Repartet ruse tërhiqen nga Hersoni

Foto: EPA/BGNES

Rusia nisi tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Herson në Ukrainë dhe bregu perëndimor i lumit Dnieper.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin rus, përpara ministrit rus të mbrojtjes, komandanti i ofensivës ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, tregoi se është e kotë që ushtarët dhe kapaciteti luftarak i njësive ruse të qëndrojnë në bregun perëndimor dhe se disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera. Tërheqja u ndërmor si rezultat i avancimit intensiv të forcave të armatosura ukrainase drejt Hersonit. Para kësaj, rreth 100 mijë banorë vendas u evakuuan në bregun lindor të lumit.

Gjenerali rus raportoi gjithashtu se deri më tani më shumë se 115 000 qytetarë të Hersonit u larguan tashmë nga zona e qytetit. Sipas Surovikin, njësitë që tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnieper do të zënë pozicione të fortifikuara në bregun lindor të lumit.

Nga ana e tij, Kievi e priti tërheqjen e forcave ruse me përmbajtje. “Derisa flamuri ukrainas nuk valëvitet mbi qytetin e Hersonit, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Federatës Ruse”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaill Podoljak, dhe theksoi se Ukraina nuk beson në deklaratat e inskenuara televizive.

Ndërkohë, Reuters njoftoi se ura kryesore në dalje nga Hersoni u hodh në erë dhe u shemb plotësisht në ujërat e lumit Ingulec, një degë e lumit Dnieper. Nuk dihet ende se si dhe nga kush u shkatërrua ura. Sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak ukrainas i cituar nga Reuters, ekziston mundësia që ura të jetë shkatërruar nga njësitë ukrainase për të izoluar forcat ruse në të dy anët e lumit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zjarri në fshatin Voden tregoi një problem me mungesë komunikimi në disa pjesë të Bullgarisë

Operatorët celularë do të ndërmarrin hapa urgjent për të përmirësuar mbulimin e rrjetit celular për popullatën në fshatin Voden dhe disa fshatra fqinjë.Këtë u vendosu në takimin e iniciuar nga kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i transportit..

botuar më 24-07-19 4.52.MD

Spanja po dërgon dy avionë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen..

botuar më 24-07-19 4.15.MD

Më 22 korrik do të dorëzohet dhe do të kthehet mandati i dytë për formimin e qeverisë

Presidenti Rumen Radev do t'i japë mandatin e dytë për formimin e qeverisë të hënën - më 22 korrik, kandidatit për kryeministër, të emëruar nga grupi i dytë parlamentar më i madh në Asamblenë e 50-të Kombëtare "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..

botuar më 24-07-19 12.17.MD