Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe "Podkrepa" do të protestojnë sot në rrugët e Sofjes. Në lidhje me protestat priten probleme me lëvizjen në kryeqytet. Aksioni është i drejtuar kundër politikës joadekuate për të ardhurat e punëtorëve. Ato këmbëngulin për rritjen e të ardhurave në kompensim të inflacionit, i cili në një vit arriti në 18.7%, një rritje të pagës minimale nga 710 leva në një minimum prej 850 leva nga 1 janari 2023, një rritje në të gjitha pagat në sektorin privat dhe publik gjatë 2023 me një minimum prej 13%, etj.
Lidhur me tranzicionin e gjelbër dhe efektin e tij tek punonjësit e energjetikës, sindikatat po kërkojnë miratimin e një Plani Kombëtar të Tranzicionit të Drejtë dhe hartimin e aftësive të punonjësve në këtë fushë për t'i përgatitur ata për vendet e reja të punës. Gjithashtu kërkohet miratimi deri në fund të vitit 2022 i një definimi për konsumatorët nevojtarë, që janë më të prekur nga rritja e çmimit të energjisë, dhe futja e një mekanizmi për mbështetjen financiare të tyre.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..