Anija bullgare "Carevna", e cila u bllokua në portin ukrainas të Mariupolit, tani po lundron drejt ngushticës së Kerçit, njoftoi Nikollaj Stefanov nga kompania operuese e anijes në Varna. Ai saktësoi se nuk dihet se për sa kohë do të kalojë anija nëpër ngushticë dhe deri në fund të ditës do të bëhet e qartë se kur do të ankorohet në Varna.
Kujtojmë se fillimi i aksioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës e gjeti "Carevna" në portin e Mariupolit. Një pjesë e ekuipazhit arriti të evakuohej - katërmbëdhjetë marinarë bullgarë dhe një ukrainas mbërritën në Varna më 18 prill. Pesë persona mbetën në bordin e anijes, përfshirë kapitenin e saj. Informacioni është i Daniella Stojnovës nga BNR Varna.Qëllimi kryesor është që të mos ketë deformime në procesin zgjedhor, të mos ketë shkelje në zhvillimin e zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev para mbledhjes së qeverisë. “Duke qenë se është shumë aktuale tema se si e kryen..
Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të drejtpërdrejtë në organizimin e fluturimit. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..
Bullgaria është e gatshme të mbështesë investimet në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe lidhjes, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të kompanive kryesore nga shteti i Virxhinias, SHBA, në fushën e teknologjisë së lartë,..
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parqitën 259 sinjale për blerje votash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. U iniciuan 70..
Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot..
Në orët e para të 19 tetorit 2024, njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”do të mbyllet për mirëmbajtjen e planifikuar vjetore, e cila..