Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija bullgare “Carevna” u nis nga Mariupoli për në Varna

Foto: arkiv

Anija bullgare "Carevna", e cila u bllokua në portin ukrainas të Mariupolit, tani po lundron drejt ngushticës së Kerçit, njoftoi Nikollaj Stefanov nga kompania operuese e anijes në Varna. Ai saktësoi se nuk dihet se për sa kohë do të kalojë anija nëpër ngushticë dhe deri në fund të ditës do të bëhet e qartë se kur do të ankorohet në Varna.

Kujtojmë se fillimi i aksioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës e gjeti "Carevna" në portin e Mariupolit. Një pjesë e ekuipazhit arriti të evakuohej - katërmbëdhjetë marinarë bullgarë dhe një ukrainas mbërritën në Varna më 18 prill. Pesë persona mbetën në bordin e anijes, përfshirë kapitenin e saj. Informacioni është i Daniella Stojnovës nga BNR Varna.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Shteti mori një borxh prej 200 milionë euro të tjera

Ndërsa në Bullgari dhe Evropë numëronin fletëvotimet pas zgjedhjeve parlamentare më 10 qershor, Ministria e Financave shiti borxhin e qeverisë për 400 milionë leva ose gati 200 milionë euro. U njoftua se do të emetoheshin letra me vlerë për 200..

botuar më 24-06-11 10.37.PD

Me 100% të protokolleve të përpunuara zgjedhore, në parlamentin e ri hyjnë 7 parti

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar të mbajtur më 9 qershor me 100% të protokolleve  të numëruara seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet janë këto: GERB-SDS..

botuar më 24-06-11 9.32.PD

Parashikimi i motit për 11 qershorin 2024

Të martën do të mbajë sërish mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Përqendrimi i pluhurit të Saharasë nga veriu do të ulet. Mbetet i nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje – rreth 33°. Në..

botuar më 24-06-10 7.35.MD