Lideri i GERB, Bojko Borisov, i tha bTV se partia e tij është gati me përbërjen e një kabineti të ri të mundshëm, në të cilin ai nuk do të jetë kryeministër. Por ky kabinet nuk do të ishte i qëndrueshëm. Sipas tij, "Ngritja bullgare" ka shansin më të madh për të formuar një qeveri me mandatin e tretë. Fjalët e tij shkaktuan reagime të zhurmshme në parlament.
Lideri i "Ngritjes Bullgare" – ish-kryeministri Stefan Janev nga qeveria e përkohshme, shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me të gjitha forcat në parlament dhe nuk përjashtoi mundësinë e emërimit të tij si një figurë kompromisi për kryeministër. Megjithatë, ai kërkoi që përpara se të diskutohen opsione të tilla, forcat politike të fokusohen në mundësitë e formimit të një kabineti me mandatin e parë dhe të dytë.Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..