Me gjithë krizat dhe të gjitha vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë, biznesi bullgar tregon rezultate shumë të mira. Faleminderit për zhvillimin e ekonomisë bullgare dhe krijimin e vendeve të punës, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para të pranishmëve në konkursin tradicional “Zoti dhe Zonja Ekonomi”. Konkursi organizohet nga Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari dhe revista “Ekonomikë”. Çmimi i madh “Zoti Ekonomi” shkoi për Dimitër CoCorkov, kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë minerare “Asarell – Medet”. Drejtoresha e kompanisë reklamuese “Motion Arts”, Zarina Gençeva, është shpërblyer me çmimin “Zonja Ekonomi”.
Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..
Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..
228 zjarre janë shuar në vend në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Zjarrit dhe e Mbrojtjes së Popullsisë. Janë 181..
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, më 9 qershor, votuan rreth 45% e të rinjve në vend, me të drejtë vote. Të dhënat janë nga projekti “Pjesëmarrja e..
Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB),..