Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Detyra më e rëndësishme përpara parlamentit aktual është formimi i qeverisë

Foto: BGNES

Në kuadër të konsultimeve me forcat parlamentare në Kuvendin e 48-të Kombëtar, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë, presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të grupit "BSP për Bullgarinë". Në fillim të takimit, kreu i shtetit theksoi se para Kuvendit aktual ka shumë detyra urgjente, ndër të cilat më e rëndësishmja është formimi i një qeverie të rregullt që do të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e vendit. BSP është një parti me tradita dhe përvojë të gjatë në parlamentarizëm dhe në qeverisjen e Bullgarisë dhe mund të jetë shumë e dobishme në situatën komplekse shoqërore dhe politike, theksoi presidenti. Ndër çështjet e diskutuara ishte zhvillimi i dialogut mes partive për formimin e qeverisë brenda këtij parlamenti dhe nëse dhe në çfarë kushtesh e majta do të mbështeste forcat politike që do të merrnin mandat. Ninova theksoi sërish se partia e saj nuk do të mbështesë një mandat GERB-SDS. Sa i përket “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kornelija Ninova vuri në dukje se do të negociojë për formimin e kabinetit sepse me përfaqësuesit e tyre e majta gjen më shumë pika kontakti që lidhen me politikën sociale.

Sipas kryetares së BSP-së, takimet aktuale për formimin e kabinetit do të fillojnë vetëm pas dorëzimit të mandatit të parë, ndaj ajo bëri thirrje që kjo të ndodhë sa më shpejt. Për temën e politikës fiskale, presidenti dhe Ninova shprehën qëndrime të ndryshme. Presidenti theksoi se buxheti duhet të zgjatet, ndërsa sipas Ninovës, politika sociale e përcaktuar në buxhet nuk mund të vazhdojë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së inflacionit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat duan një rritje 10 për qind të pagave në sektorin publik

Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet një rritje prej 10% e të gjitha pagave. Sipas llogaritjeve të sindikatës, kjo do të kushtojë pak më pak se 900 milionë euro,..

botuar më 24-07-16 11.41.PD

Me një deklaratë kundër korrupsionit, PP-DB kërkojnë mbështetje për formimin e kabinetit

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) publikoi "deklaratën e saj për daljen nga kriza politike në Bullgari". Koalicioni kërkoi mbështetjen e 160 deputetëve në parlament për deklaratën për të pranuar mandatin e dytë për të formuar..

botuar më 24-07-16 9.27.PD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend, pika kritike është Stara Zagora

Perimetri prej 12 km i zjarrit të madh në veri të qytetit Stara Zagora të bullgarisë Jugore u rrethua, njoftoi guvernatori i rajonit Metodi Markov. Aktualisht janë gjashtë shpërthime. Në mesditë pritet një përqendrim i pajisjeve dhe në shuarje..

botuar më 24-07-16 9.08.PD