Parlamenti Evropian po përgatitet të shpallë Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj objektivave civilë në Ukrainë - infrastrukturës energjetike, spitaleve, objekteve të kujdesit shëndetësor, shkollave. Votimi i rezolutës është në agjendën e eurodeputetëve për javën e ardhshme. Dokumenti do të jetë një hap në përgatitje për mbajtjen e Vladimir Putinit dhe qeverisë ruse përgjegjëse përpara një gjykate ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretari parlamentar i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmitro Lubinec, tha se përmasat e torturave të gjetura në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, janë të tmerrshme. Ai publikoi një video të një dhome në të cilën, sipas fjalëve të tij, ukrainasit ishin të lidhur në karrige dhe të torturuar me goditje elektrike.
Ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetim për të përcaktuar se nga u hodh raketa që vrau dy persona në fshatin kufitar polak Przewodow, njoftoi ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. “Ekspertët tanë janë tashmë në Poloni. Ne presim që atyre t'u jepet shpejt akses në vendin e incidentit në bashkëpunim me autoritetet polake të zbatimit të ligjit", shkroi ai në Twitter.
Mbi 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve masive ajrore të vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës energjetike të vendit, njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov shpjegoi sulmet me raketa ruse si ngurrim i Kievit për të filluar bisedimet e paqes me Moskën. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë të ashtuquajturën operacion special ushtarak.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..