Parlamenti Evropian po përgatitet të shpallë Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj objektivave civilë në Ukrainë - infrastrukturës energjetike, spitaleve, objekteve të kujdesit shëndetësor, shkollave. Votimi i rezolutës është në agjendën e eurodeputetëve për javën e ardhshme. Dokumenti do të jetë një hap në përgatitje për mbajtjen e Vladimir Putinit dhe qeverisë ruse përgjegjëse përpara një gjykate ndërkombëtare.
Ndërkohë, sekretari parlamentar i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmitro Lubinec, tha se përmasat e torturave të gjetura në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, janë të tmerrshme. Ai publikoi një video të një dhome në të cilën, sipas fjalëve të tij, ukrainasit ishin të lidhur në karrige dhe të torturuar me goditje elektrike.
Ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetim për të përcaktuar se nga u hodh raketa që vrau dy persona në fshatin kufitar polak Przewodow, njoftoi ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. “Ekspertët tanë janë tashmë në Poloni. Ne presim që atyre t'u jepet shpejt akses në vendin e incidentit në bashkëpunim me autoritetet polake të zbatimit të ligjit", shkroi ai në Twitter.
Mbi 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve masive ajrore të vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës energjetike të vendit, njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov shpjegoi sulmet me raketa ruse si ngurrim i Kievit për të filluar bisedimet e paqes me Moskën. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë të ashtuquajturën operacion special ushtarak.Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..