Në një ceremoni në Muzeun Historik Kombëtar, kryeministri në detyrë Gëllëb Donev i dha regjisorit të njohur Ljudmill Stajkov çmimin shtetëror “Shën Pajisij i Hilendarit”.
Regjisori i njohur filmik u shpërblye për kontributin e tij në zhvillimin e identitetit kulturor kombëtar dhe vlerave shpirtërore. Ai është pedagog në Akademinë Kombëtare të Artit të Teatrit dhe Filmit “Krëstjo Sarafov” dhe ndër themeluesit e mësimdhënies së kinematografisë në Bullgari.
Filmat e tij, duke përfshirë trilogjinë “Khan Asparukh” dhe “Koha e ndarë”, e prezantuan Bullgarinë në dhjetëra festivale ndërkombëtare në mbarë botën, dhe vetë akademiku Stajkov është fitues i shumë çmimeve, si dhe i urdhrit “Palma akademike” të Francës.
Çmimi vjetor shtetëror “Shën Pajisij Hilendarski”, i themeluar në vitin 2000, jepet për të stimuluar krijuesit dhe interpretuesit bullgarë të veprave që lidhen me historinë dhe traditat bullgare.
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..