Përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të avancuar drejt rajonit të pushtuar të Luganskut po vazhdojnë. Të shtunën dhe të dielën, luftimet u zhvilluan rreth 12 vendbanimeve kryesore përgjatë frontit në krahinë, njoftoi komanda ukrainase, e cituar nga UNIAN. Në bregun e majtë të Dnieperit, pushtuesit rusë vazhdojnë të plaçkitin dhe të nxjerrin pajisje industriale dhe prona të plaçkitura civile me goma. Luftimet në Donbas mbeten më të ashprat, ku forcat ruse po përpiqen të përparojnë në Bahmut dhe Avdeevka gjatë gjithë kohës, njoftoi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Që nga fillimi i luftës, Rusia ka gjuajtur rreth 4700 raketa në Ukrainë, tha Zelenski. "Qindra qytetet tona u dogjën praktikisht, mijëra njerëz u vranë, qindra mijëra u deportuan në Rusi. Dhe miliona janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim në vende të tjera," tha Zelenski në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfaqësuesit e së cilës po takohen në ishullin Xherba në Tunizi.
Në 9 muaj luftë, Rusia ka humbur mbi 8000 tanke dhe transportues të blinduar në Ukrainë. Të dhënat u referohen vetëm humbjeve të konfirmuara të pajisjeve, raportoi projekti Oryx. 4927 njësi u shkatërruan, 198 u dëmtuan, 300 u braktisën dhe 2619 u kapën. Humbjet ruse në tanke janë 1504, me 522 të kapur. Sa i përket mjeteve të blinduara, humbjet janë 2466, nga të cilat 798 u kapën.Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë..