"Bullgaria do të vazhdojë të luajë një rol kyç në projektet energjetike në rajon dhe të jetë në qendër të ndërveprimit". Kështu tha ministri i еnergjisë Rosen Hristov gjatë Dialogut të parë Ministror për Energjinë – Athinë 2022, organizuar nga ministri grek i еnergjisë Kostas Skrekas. Hristov theksoi përpjekjet e qeverisë së përkohshme për përfundimin në kohë të interkonjeksionit të transmetimit të gazit natyror me Greqinë, por edhe rritjen e kapaciteteve të tij.
Gjatë ngjarjes, Hristov diskutoi me kolegun e tij rumun Virgil-Daniel Popesku mundësinë e ndërtimit të dy hidrocentraleve në lumin Danub. "Të tilla termocentrale ka në Austri, si dhe dypalëshe - në Serbi dhe Rumani. Është koha që Bullgaria të përfitojë nga ky burim natyror. Përveç kësaj, në këtë mënyrë, ne kemi edhe dy ura të reja mbi lumin Danub. “, theksoi Hristov.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..