210 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 187 nga një ditë më parë. Mbi 71.4% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 5.05% e 4 157 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.44% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 94 në 7147. 60 të infektuar u shtruan në spitale. 42 prej tyre ose 70% nuk ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 9 në 459. Janë 48 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë vdekje me COVID-19. Të gjithë personat e vdekur nuk kanë qenë të imunizuar. Të martën janë shëruar 299. Janë bërë 739 vaksina.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..