Fushata bamirëse kombëtare “Bullgaria e meriton!” mbledh mesazhe nga të rinjtë bullgarë për të ardhmen. Nisma “111 fjalë të frymëzuara nga Bullgaria” u drejtohet të gjithë nxënësve, të rinjve dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit. Në Ditën e Iluministëve të Popullit, 1 nëntor, filloi një fushatë dhurimi për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një shtylle 111 metra për flamurin bullgar, e cila do të ngrihet në livadhet e Rozhenit. Pikërisht në themelin e kësaj shtylle mesazhet e mbledhura do të mbyllen në një kapsulë kohore për 111 vjet. Numri 111 është zgjedhur për shkak të territorit të Bullgarisë – 111 000 kilometra katrorë.
Iniciativa për ngritjen e shtyllës në Rozhen i përket fondacionit "Trashëgimia në të ardhmen", ndërsa fushata e donacioneve kombëtare "Bullgaria e meriton!" është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.Ideja është që shtylla të jetë më e larta në BE.Ajo do të vendoset në lartësinë 1430 m, me një diametër 3 metra në themel dhe 0,75 metra në majë.Dimensionet e flamurit do të jenë 25x40 metra.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaQë nga koha romake, ujërat e ngrohta minerale janë konsideruar si një burim natyror i paçmuar, i cili është përdorur si për ruajtjen e shëndetit të mirë, ashtu edhe si burim natyror i nxehtësisë. Banjat minerale ishin gjithashtu një qendër e..
Në datën e sotme përkujtimore - 27 janar, komuniteti botëror bën homazhe për viktimat e Holokaustit. Pikërisht në këtë ditë, në vitin 1945, ushtria sovjetike çliroi të mbijetuarit e paktë të kampit të përqendrimit Aushvic..
Duhen saktësisht tetëmbëdhjetë orë udhëtim nga Pllovdiv në Odesa për një botues, përkthyes, ish-deputet bullgar dhe mbrojtës të kauzës ukrainase, së bashku me mbështetësit e tij, që ndajnë të njejtat mendime, për të sjellë një rreze tjetër drite dhe..
Që nga koha romake, ujërat e ngrohta minerale janë konsideruar si një burim natyror i paçmuar, i cili është përdorur si për ruajtjen e..