Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zelenski: Për sa kohë që ka raketa, Rusia nuk do t’i ndalë sulmet

Foto: arkiv

“Ukrainasit duhet të përgatiten për një dimër të gjatë dhe të vështirë të shënuar nga sulmet ruse”, tha Presidenti Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Ai shtoi se për sa kohë që ka raketa, Moska nuk do të ndalojë së godituri infrastrukturën kryesore të vendit. Sipas Zelenski, ushtria ukrainase po përgatitet t’i përgjigjet sulmeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, ukrainasit duhet të jenë gati për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë në muajt e ardhshëm. “Së bashku do të mund të mbijetojmë gjithçka”, theksoi ai.

Ndërkohë, miliona ukrainas mbeten pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve ruse. Në kryeqytetin Kiev, ku ra borë e madhe dhe temperaturat janë rreth zeros, u vendosën ndërprerje të përkohshme të energjisë për shumicën e banorëve. “Sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës përbëjnë gjenocid”, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin për BBC. Sipas tij, 11 mijë fëmijë ukrainas u deportuan me forcë në Rusi.

Rusia do të ndalojë shitjen e naftës dhe gazit natyror për vendet që mbështesin tavanin e çmimit të naftës ruse të planifikuar nga Bashkimi Evropian dhe G-7, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Deklarata e tij për televizionin shtetëror rus e bëri të qartë se qëndrimi nuk është përfundimtar. “Për momentin, ne vijojmë nga deklarata e Presidentit Putin se nuk do të tregtojmë naftë, produkte nafte dhe gaz me vende të tilla. Por ne gjithashtu dëgjojmë të flitet për numra të ndryshëm me shumë nuanca për t'u llogaritur”.

BE-ja synon të vendosë një çmim maksimal për naftën ruse nga 5 dhjetori i këtij viti, në mënyrë që të kufizojë të ardhurat me të cilat Moska financon luftën kundër Ukrainës. Shtetet anëtare nuk kanë rënë ende dakord për nivelin e këtij tavani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verëbërësit bullgarë dhe të huaj prezantojnë mbi 350 verëra dhe pije alkoolike në Burgas

Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik,..

botuar më 24-07-18 2.12.MD
Dmitrij Peskov

Kremlini pa një kërcënim në Bullgari dhe Rumani për sigurinë e tij në Detin e Zi

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj. "Sigurisht, prania e përqendruar e luftanijeve të NATO-së - ne marrim parasysh Bullgarinë dhe..

botuar më 24-07-18 1.54.MD

PP-DB nuk mund të formojë qeveri, do ta kthejnë mandatin e dytë

Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë..

botuar më 24-07-18 11.21.PD